Flash

Mjeku: Pse nuk investohet te aparaturat e oksigjenit që bëjë zhurmë sikur ulen avionët

Lapsi.al 11 November 2020
Mjeku: Pse nuk investohet te aparaturat e oksigjenit që bëjë

Mjeku pneumolog Arjan Mezini që punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” shprehu hapur në emisionin “Open” në TCH shqetësimin e tij në lidhje me ambientin ku qëndrojnë të sëmurët me Covid. Mjeku theksoi se e gjitha ndodh për shkak të zhurmave të shkaktuara nga tubat e oksigjenit, që sipas tij edhe një aparaturë me kosto minimale mund ta reduktojë këtë zhurmë.

“Ne po harxhojmë më shumë para dhe duke mos investuar në 1 apo 2 mijë euro sa bën një aparat që del nga muri dhe ta çon oksigjenin sa dëshiron ti. Unë i kuptoj ata njerëz që çoroditen. Po të sjell shembuj nga spitalet e Turqisë, përse njerëzit ikin” – tha ai.

Por drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Skënder Brataj, tha se zhurma ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke shtuar se sipas tij nuk jemi në situatën ku duhet të flasim për kushtet.

“Mos harro se nuk kthehen të gjithë gjallë ato që po ikin në Turqi, mos t’i japim njerëzve një shpresë që investon” – tha Brataj, por Mezini këmbëngul.

“Unë dua të sqaroj diçka. Është një investim shumë i ulët dhe ne po humbasim shumë para me humbjen e oksigjenit nga ata tubat. Kosto është shumë e madhe. Po të doni ju tregoj një video ku dëgjohet zhurma e madhe, është sikur po ulesh në një pistë avionësh.

Po të kesh atë zhurmë oksigjeni, kur ndërkohë duke përdorur këtë aparat dhe ia çon oksigjenin aq sa e do pacienti. Unë këtë po them, këto nuk janë menduar kurrë, fut 3 tuba dhe nxirr 5 tuba, ajo ka shumë zhurmë” – tha mjeku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI