Flash

Djali iu emërua zv.ministër me Ramën, reagon babai i tij, ish-këshilltari i Berishës

Lapsi.al 12 November 2020
Djali iu emërua zv.ministër me Ramën, reagon babai i tij,

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, gazetari Ilir Kadia në një postim në rrjetet sociale, reagon pas emërimit të të birit si zv/ministër i Financave.

Besart Kadia u emërua një ditë më parë në këtë post nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më herët mbante postin e sekretarit për sipërmarrjen e lirë pranë Partisë Demokratike si anëtar i Këshillit Kombëtar.

Gazetari Kadia shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!

Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai.

Ilir Kadia ka qenë këshilltar i Sali Berishës në mandatin e dytë si kryeministër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI