Flash

(FOTO) Detaji ndryshe i Ilir Metës sot në publik

Lapsi.al 13 November 2020
(FOTO) Detaji ndryshe i Ilir Metës sot në publik

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Presidenti Ilir Meta është paraqitur për herë të parë me maskë.

Kjo është hera e parë që Ilir Meta vendos maskë në publik. Në komunikimet e mëparshmë për mediat, aktivitetet publike, apo edhe ecjet famoze të mëngjesit tek Liqeni i Tiranës, Meta ka qenë pa maskë.

Bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur haptazi kundër maskës. Në një intervistë ajo e ka cilësuar pandeminë një lojë të madhe për ndryshim elitash. Ajo madje është gjobitur dy herë nga policia, pasi kishte dalë në publik pa maskë.

Pak minuta më parë Ilir Meta ishte në një takim me kreun e OBSH-së për Europën Dr. Hans Kluge. OBSH ka kërkuar që prej fillimit të pandemisë që maska të përdorët për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19. Ndoshta ka qenë takimi me Hans Kluge që ka influencuar këtë sjellje të Presidentit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjat...

09:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI