Flash

Rama përballet me banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave në Vlorë: Puna do të bëhet, bashkia merret me detaje (VIDEO)

Lapsi.al 14 November 2020
Rama përballet me banorët që kundërshtojnë prishjen e

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë është ndalur në Vlorë, në zonën ku do të prishën disa banesa në kuadër të ndërtimit të projektit që lidh rrugën e trans-ballkanikes me portin. Ndërkohë banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar prishjet e banesave të tyre.

Ndërkohë gjatë takimit me kryeministrin ato i kanë kërkuar kryeministrit sqarime se çfarë do të ndodhë me ta me prishjen e banesave. Banorët kërkojnë një përgjigje nga kryeministri se çfarë do të bëhet me banesat e tyre që nuk i kanë me dokumente, ku thekson se projekti do të vijojë.

“Kjo punë këtu do të bëhet dhe kush e ka me dokumente do të shpronësohet sipas ligjit, kush e ka pa dokumente do të strehohet për tre vjet me qira nga bashkia dhe më pas bashkia, ndërkohë ka programin e strehimit social dhe kujt i takon do të marrë apartament”, ka thënë Rama./abc news

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI