Flash

Zani Çaushi nuk i ndahet Gjykatës së Korçës, kërkon përllogaritjen e ditëve të vuajtjes së dënimit

Lapsi.al 18 November 2020
Zani Çaushi nuk i ndahet Gjykatës së Korçës,

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza Çaushi për të disatën herë paraqitet në Gjykatën e Korçës për seancën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg. Ai kërkon lirimin.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Herën e fundit Caushi u paraqit më datën 6 nëntor në Gjykatë, por seanca u shty për shkak se mungonin si prokurori dhe avokati i çështjes teksa e radhës është caktuar pikërisht sot.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI