Flash

Basha: Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e përgjithshme të çmimeve (Raporti)

Lapsi.al 19 November 2020
Basha: Shqipëria e katërta në Europë për rritjen e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Twitter grafikun e Eurostat për çmimet në muajin Tetor. Basha shkruan se Shqipëria është vendi i katërt në Europë që ka rritjen më të lartë të çmimeve për muajin që lamë pas. Ai vë në dukje përqindjet në disa sektorë. Cmimet e ushqimeve thotë Basha janë rritur me 6.6% ndërsa ai i transportit me 3.4%.

‘Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë" – tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI