Flash

Pas 4 muajsh mungesë, Edi Rama kthehet në drejtimin e qeverisë

Lapsi.al 19 November 2020
Pas 4 muajsh mungesë, Edi Rama kthehet në drejtimin e qeverisë

Edi Rama ka munguar në drejtimin e qeverisë për plot 119 ditë, nga 22 korriku deri në 18 nëntor.

Sipas asaj që zbulohet në faqen e Kryeministrisë pas çdo mbledhjeje të qeverisë, para mbledhjes së ditës së djeshme, Edi Rama e kishte drejtuar kabinetin për herë të fundit në 22 korrik.

Që nga 22 korriku deri më 18 nëntor janë plot 13 mbledhje të qeverisë që janë drejtuar nga zëvendësi i Ramës, Erion Braçe.

Përgjatë këtyre 4 muajve që kreu i qeverisë Rama nuk ka qenë në drejtimin e mbledhje të kabinetit qeveritar, ky i fundit ka dërguar në Parlament një sërë ligjesh dhe vendimesh të një rëndësie të veçante.

Ndër më madhorët vlen të theksojmë buxhetin e shtetit, i cili u miratua në Kuvend vetëm pak ditë më parë. Nuk dihet se përse ka ndodhur kjo mungesë kaq e gjatë e Kryeministrit në mbledhjet e qeverisë.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Shkodër

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në zonën në afërsi të shk...

21:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI