Flash

Rama i përgjigjet Bashës për fshehjen e viktimave të covid

Lapsi.al 20 November 2020
Rama i përgjigjet Bashës për fshehjen e viktimave të covid

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur denoncimit që kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri për numrin e vdekjeve të COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “Neës 24”, kryeministri Rama ka deklaruar se denoncimi i kreut të PD është shpifje për të përhapur panik dhe shqetësim tek qytetarët.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”, - tha Rama.

Basha publikoi dokumentet të cilat sipas tij i kishin nga morgu i Tiranës në Shqipëri, ku thuhet se nga Marsi deri në fund të Tetorit, në spitalet Covid, kanë humbur jetën 923 persona, ndërsa janë raportuar vetëm 509.

Të këshilluara

Zlatan Ibrahimoviç me origjinë shqiptare

Futbollisti i famshëm suedez Zlatan Ibrahimoviç është me origjinë shqiptare. Ylli i Milanit ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte fëmijë, mesa duket k...

20:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI