Flash

VIDEO/ Ekzekutohet me 6 plumba shqiptari në Ekuador, autorët e veshur si policë

Lapsi.al 20 November 2020
VIDEO/ Ekzekutohet me 6 plumba shqiptari në Ekuador, autorët e veshur

Rikthehen ekzekutimet e shqiptarëve në Ekuador. Një person i identifikuar nga mediat vendase me emrin Trisas u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Guayaquil i njohur për përplasjet e gupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Sipas medieve vendase vrasja ndodhi në orën 05:00. Mësohet se ishin autorët kishin kërcënuar rojet dhe më pas kishin hyrë në vilën ku jetonte shqiptari. Prokurori Walter Jaramillo tha se vrasësit ishin veshur si policë dhe se viktima ishte qëlluar me të paktën 6 plumba.

Sipas të njëjtave burime, viktima kishte qenë me precedentë penalë. Ai kishte qenë në burg deri vitin e kaluar i akuzuar për vrasjen e një shqiptari tjetër. Sipas hetuesve po verifikohet aktiviteti i tij pasi dyshohet e ai ishte përfshirë në trafikun e drogës. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=STI9XpTZvYM

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI