Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Akuzat për fshehjen e vdekjeve të Covid, Rama njofton dalje live sot në orën 18:00

Lapsi.al 21 November 2020
Akuzat për fshehjen e vdekjeve të Covid, Rama njofton dalje live sot

Pas akuzave nga kreu i opozitës për fshehje të numrit të viktimave të Covid, kryeministri Edi Rama do të dalës sot live me një mesazh për të dhënë më tepër sqarime. Daljen ai e njofton përmes një postimi ne faqen e vet në Facebook

"Sot në 18.00 mesazhi im për shqiptarët pas akuzës makabre për fshehjen e numrit të të vdekurve! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë mundësinë të më ndjekë", shkruan Rama.

Më herët gjatë ditës Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për këtë denoncim dhe të vëjë para drejtësisë përgjegjësit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI