Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

I riu nga Lezha mblidhte para në emër të Ramës për tërmetin, dënohet me 7 vjet burg

Lapsi.al 21 November 2020
I riu nga Lezha mblidhte para në emër të Ramës për

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor një 30-vjeçar, i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për të hapur llogari në ‘Facebook’ në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.

Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar me 4 vite.

Mirëpo, ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua, pasi gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.

Si pasojë, prokurori Arben Agovi dhe gjyqtarja Ornela Naqellari vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale

Të këshilluara

Covid në Kosovë, mbi 12 mijë raste aktive

Gjendja pandemike e shkaktuar nga COVID-19 është rënduar dukshëm në Kosovë. Ditëve të fundit numri i rasteve ditore me koronavirus ka shkuar pothuajse në 1 mijë...

09:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI