Flash

Përplas disa mjete dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 21 November 2020
Përplas disa mjete dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet

Nuk i bindet urdhrit të Policisë për ndalim, përplas disa mjete dhe largohet nga vendi i aksidentit, kapet dhe arrestohet në ndjekje nga Policia 20-vjeçari.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI