Flash

Parashikimi i fortë i Bratajt: Të prekurit mund të kalojnë edhe 1 mijë në ditë

Lapsi.al 20 November 2020
Parashikimi i fortë i Bratajt: Të prekurit mund të kalojnë

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se vendi ynë ende nuk ka arritur në kulmin e valës së dytë të pandemisë. Në një intervistë në Report TV ai bëri një parashikim të frikshëm, ku tha se mund të kemi rritje të rasteve të infektimeve edhe në mbi 1000 në ditë.

“Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, pork a një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu” – tha Brataj.

I pyetur nëse shifrat e të infektuarve mund të kalojnë edhe mbi 1000 të prekur në ditë, ai u përgjigj: “Ndoshta po”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI