Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha: Rama i dërgoi sot një korrier ish-komandantit të UÇK me një mesazh për mua

Lapsi.al 26 November 2020
Basha: Rama i dërgoi sot një korrier ish-komandantit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish rreth çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së. Basha thotë këtë të enjte kryeministri Rama ka dërguar emisar tek një ish-komandat i UÇK-së të cilit i janë ofruar tenderë dhe para për të tërhequr fjalët e mira që ai kishte thënë për Bashën. Kreu i PD tha se e dinte emrin, por nuk pranoi që ta bëjë atë publik.

“Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë: “Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij”.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. Kush është? S’kam ndërmend të ta them fare. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët” – tha Basha në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Korçë – Kapshticë

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Kapshticë, në afërsi të urës së Zemblakut. Mjeti doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë sipas informacioneve parap...

17:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI