Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

UN Women: Pandemia mund të zhdukë 25 vite të arritjeve në barazinë gjinore

Lapsi.al 26 November 2020
UN Women: Pandemia mund të zhdukë 25 vite të arritjeve në

Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë 25 vjet të arritjeve në fushën e barazisë gjinore, thonë të dhëna të reja globale nga agjencia e Kombeve të Bashkuara, UN Women.

Gratë po bëjnë punë shtëpiake dhe kujdes familjar dukshëm më shumë, për shkak të ndikimit të pandemisë.

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, që ka marrë 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti”, thotë zëvendësdrejtorja ekzekutive e UN Women, Anita Bhatia, transmeton BBC.

Mundësitë e punësimit dhe arsimit mund të humbin, dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik.

Barra e kujdesit që ka rënë mbi gratë, paraqet një “rrezik real për t’u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950”, thotë zonja Bhatia.

Edhe para pandemisë, janë bërë vlerësime në bazë të të cilave gratë po bënin rreth tre të katërtat e 16 miliardë orëve të punës së papaguara, që bëhen çdo ditë në të gjithë botën.

Me fjalë të tjera, para koronavirusit, për çdo një orë punë të papaguar të bërë nga burrat, tre orë bëheshin nga gratë. Tani kjo shifër është më e lartë.

“Nëse ka qenë tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroj që numri të paktën është dyfishuar”, thotë Bhatia.

Megjithëse 38 hulumtimet e kryera nga UN Women kryesisht u përqëndruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme.

“Më alarmante është fakti që shumë gra në të vërtetë nuk po i rikthehen punës”, - përkthen Rel nga fjala e Bhatias.

“Vetëm në muajin shtator në SHBA rreth 865,000 gra u larguan nga tregu i punës krahasuar me 200,000 burra, dhe kjo në masë të madhe mund të shpjegohet me faktin se barra e kujdesit ka rënë mbi ato, pasi nuk kishte askush tjetër përreth”, shtoi zyrtarja e OKB-së, shkruan rel.

UN Women paralajmëron se efekti nga të paturit më pak gra si fuqi punëtore do të jetë i tmerrshëm jo vetëm në mirëqenien e grave, por edhe në përparimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI