Flash

Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën e Metën në Vlorë, por pa përshëndetje mes tyre

Lapsi.al 28 November 2020
Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën e Metën në

Është mbajtur në Vlorë, në kushte të pazakonta pandemie, ceremonia e ngritjes së flamurit. Të pranishëm ishin presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

Si sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurtër, pasi për pak më shumë se një vit, ajo u detyrua të tërhiqej dhe t’i lëshonte vend një qeverie të drejtuar nga një princ i huaj, i emëruar nga fuqitë e kohës.

Të këshilluara

Vritet një shqiptar në Belgjikë

Mediat në Belgjikë raportojnë se një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Nga të dhënat e ngjarjes shtetasi shqiptar është qëlluar 8 ...

10:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI