Flash

Merret vendimi/ Shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet nga Prizreni për t'u rregulluar nga një tjetër skulptor

Lapsi.al 30 November 2020
Merret vendimi/ Shtatorja e Adem Jasharit do të hiqet nga Prizreni për

Shtatorja e Adem Jasharit e cila është vendosur në Prizren më 28 Nëntor, e që u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet. Këtë e kanë konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”, kanë thënë ata.

Nga menaxhmenti kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi””, kanë deklaruar për klankosova.

Shtatorja e Adem Jasharit e vendosur më 28 Nëntor në Prizren u cilësua si karikaturë, pasi nuk ngjason me pamjen reale të komandantit.

Kritika të shumta u drejtuan për skulptorin që e ka punuar shtatoren, por edhe për Komunën e Prizrenit që lejoi vendosjen e një shtatoreje të tillë./ Klan Kosova

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI