Flash

Video/ Inter kualifikohet në Kupën e Italisë, një minuta nga penalltitë: Lukaku mposht Fiorentinën 1-2

Lapsi.al 13 January 2021
Video/ Inter kualifikohet në Kupën e Italisë, një minuta nga

119 minuta për të eleminuar Fiorentinën dhe për të arritur Milanin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Interi kaloi me sukses në Franchi duke përdorur të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion të Contes për të thyer murin viola të Prandellit, pikërisht kur goditjet e penalltive dukeshin një formalitet për t'u përfunduar. Një lodhje shtesë që nuk i ka pëlqyer zikaltërve në prag të ndeshjes së madhe kundër Juventusit, por që e mban Interin në garë për të dy objektivat sezonalë të mbetur pas lamtumirës në kompeticionet evropiane. 2-1 i jep meritë një loje të luajtur më mirë në përgjithësi dhe sulmit, me të paktën pesë raste të qarta të humbura para goditjes me kokë të Lukaku, gjithnjë e më shumë shpëtimtar për Inter.

Dëmtimet në nxemje të Borja Valero nga njëra anë dhe Sensit nga ana tjetër prishën planin taktik të dy trajnerëve, por Conte preferoi të vazhdonte cështjen Eriksen në rolin e regjistit, duke vendosur mesfushorin danez mes Vidal dhe Gagliardini. Pas gjysmë ore pa ide të mëdha sulmuese, megjithë mbizotërimin e zikaltërve në fushë, ishte pikërisht Eriksen protagonist në episodin që hapi ndeshjen; ish-mesfushori i Tottenham me një goditje në hyrje të zonës impenjoi Terracciano i cili, më pas, në tentativë për të ndaluar Sanchez shkaktoi penalltinë që Vidal e transformoi me një goditje të ulët qendrore.

Pas mundësisë së shpenzuar për të dyfishuar nga Lautaro Martinez në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Kouame mori revanshin dymbëdhjetë minuta pas rifillimit, duke e zgjidhur me një goditje nën traversë aksionin e nisur nga Vlahovic. Nga barazimi i Fiorentinës e më pas, ishte vetëm Interi në fushë, me përjashtim të disa kundërsulmeve të ekipit të Prandellit. Zikaltrit humbën shumë raste, ndërsa me hyrjen e Lukakut dhe Hakimit njëzet minuta nga fundi, gara u zhvendos tërësisht në gjysmën e Fiorentinës me anësorin maroken afër golit me disa goditje, ashtu si edhe Sanchez, por pa mundur të shmangnin kohët shtesë.

Pikërisht aty, Inter arriti më në fund të merrte fitoren kualifikuese. Sanchez humbi një rast flagrant me kokë në zonën e vogël, ndërsa Eriksen e bëri Terraccianon të fluturojë me një goditje nga distanca. Portieri u përsërit në minutën e 116-të në goditjen me kokë të Lukakut nga fare pranë, por nuk mund të bënte asgjë në tentativën e fundit të belgut në minutën e 119-të, që përfundoi në rrjetë, duke i evituar vuajtjet e penalltive Interit dhe duke e kaluar Antonio Conten në raundin tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI