Flash

"Krymi shkoi ta godasë, Bitri u mbrojt": Rama kryqëzon Hamitin për kartonin e kuq

Lapsi.al 31 January 2021
"Krymi shkoi ta godasë, Bitri u mbrojt": Rama kryqëzon

Në një ndeshje me rëndësinë që kishte Partizani-Vllaznia do të kishte në cdo rast të pakënaqur, por kartoni i kuq për Eneo Bitrin dhe Ardit Krymin, në pjesën e dytë, nuk i ka shkuar për shtat drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, që është sulur me kritika ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti.

Rama ndërhyri në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, duke fajësuar Hamitin se e la Partizanin me 10 lojtarë, kur i vetmi që duhet të dilte nga fusha me karton të kuq ishte Krymit: "Mendoj se është pjesë e antagonizmit të lojës edhe veprimi i futbollistit të Vllaznisë. Krymi është agresiv, dhe Bitri pasiv”, u shpreh Rama.

Drejtori i të kuqve tregoi se kishte folur menjëherë me lojtarin dhe se pamjet filmike e dëshmojnë atë që i ka thënë Bitri: “Këtë gjë më tha dhe lojtari që Krymi shkoi për ta goditur. E pashë dhe këtu, e pashë dhe në ndeshje. Bitri i vë duart që të mbrohet. Nuk është futbollist që bën skema. Eneo i bën shenjë që të mos e godasë" sqaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI