Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Marseille si klubet shqiptare, nuk pyet trajnerin për merkaton: Villas Boas jep dorëheqjen

Lapsi.al 2 February 2021
Marseille si klubet shqiptare, nuk pyet trajnerin për merkaton: Villas Boas

Nuk ka paqe për Marseille. Fillimisht sulmi i dhunshëm në fushën e stërvitjes nga qindra tifozë të zemëruar kundër shoqërisë që çoi në shtyrjen e ndeshjes kundër Rennes në një datë të papërcaktuar dhe tani vjen edhe dorëheqja e trajnerit Villas Boas, i cili njoftoi vendimin e tij në konferencën për shtyp duke e motivuar atë me mosmarrëveshjet me drejtuesit për cështjen e merkatos: "I kisha thënë shprehimisht jo transferimit të Ntcham", ka thën portugezi.

“Nuk jam dakord me politikën sportive të klubit dhe kam paraqitur dorëheqjen time. Nuk dua asgjë nga OM. Nuk i dua paratë - shtoi ai në prag të ndeshjes kundër Lens - ende nuk kam pasur një përgjigje nga klubi: më thanë se do të më japin një përgjigje së shpejti. "

Pika që derdhi gotën duket se ishte blerja e Ntcham nga Celtic: "Ntcham, për shembull, është një lojtar të cilit i kisha thënë jo. Nuk ishte në listën tonë dhe unë mësova për ardhjen e tij duke lexuar lajme - ishin fjalët e Villas Boas, i cili më pas shtoi - Edhe për Radonjic (i cili përfundoi i huazuar tek Hertha Berlin) më lajmëruan vetëm në momentin e fundit. Nuk biem dakord, tani dua të largohem. E dua Marseille dhe OM, por profesionalizmi im nuk mund të preket. Kur më ofrohet një lojtar që nuk ka asnjë lidhje me profilet e tjera të kërkuara ... Jo, nuk jam dakord me klubin ".

“Po nëse klubi do të refuzojë dorëheqjen time? Atëherë do të qëndroj ... Por unë dua të largohem”, përfundoi trajneri portugez.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI