Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Pesë ndeshje të spostuara në 24 orë: Real Sociedad-Manchester United e Benfica-Arsenal luhen në Itali

Lapsi.al 9 February 2021
Pesë ndeshje të spostuara në 24 orë: Real

Stadiumi Allianz në Torino, impianti i Juventusit, do të presë ndeshjen e parë të 1/16 të finales mes Real Sociedad dhe Manchester United, planifikuar për të enjten 18 Shkurt në 18.55. Ndryshimi i selisë ishte i domosdoshëm, siç bën të ditur klubi bask, për shkak të "ndalimit të hyrjes në Spanjë të fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri në 16 shkurt dhe paqartësisë që ky ndalim mund të zgjatet me kalimin e kohës. Kjo çoi në vendimin për të luajtur ndeshjen në një kontekst tjetër". Për të njëjtën arsye, me fluturimet e bllokuara nga Mbretëria e Bashkuar për dhe nga Portugalia, Benfica-Arsenal do të luhet gjithashtu në një fushë neutrale në Itali, në Olimpico në Romë.

KOMUNIKATA E UEFA

"Uefa ka konfirmuar se ndeshja e parë e raundit të 1/16 të Europa League mes Real Sociedad de Fútbol dhe Manchester United FC do të zhvillohet në stadiumin e Juventus në Torino. Data e ndeshjes (18 shkurt 2021) dhe koha e fillimit (18: 55CET) do të mbeten të njëjtë. Uefa dëshiron të falenderojë Real Sociedad de Fútbol dhe Manchester United FC për bashkëpunimin e tyre të ngushtë dhe ndihmën në gjetjen e një zgjidhje për problemin në fjalë, si dhe Federatën Italiane të Futbollit dhe Juventusin për mbështetjen dhe pranimin për të organizuar ndeshjen në fjalë".

Kufizimet në fluturimet që disa vende kanë aplikuar drejt Mbretërisë së Bashkuar po përmbysin selitë e ndeshjeve të Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve. Ndeshja mes baskëve dhe anglezëve është ndeshja e pestë e zhvendosur brenda 24 orësh. Të hënën, Uefa kishte zyrtarizuar që Leipzig-Liverpool më 16 shkurt nuk do të luhej më në Red Bull Arena në Leipzig, por në Puskas Arena në Budapest. Vend i njëjtë për Borussia Moenchengladbach-Manchester City, ndeshja tjetër për 1/8 e Champions e planifikuar për 24 shkurt. Edhe ndeshja e vajtjes mes Atletico Madrid dhe Chelsea do të ndryshojë gjithashtu impiantin: statusi zyrtar ende mungon, por duhet të luhet në Varshavë (Poloni) përplasja mes Simeone e Tuchel. Zyrtare ndërkohë spostimi në Europa League i ndeshjeve Benfica-Arsenal, që do të luhet në Romë në vend të Da Luz në Lisbonë dhe Molde-Hoffenheim që do të luhet në Vila-real në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI