Flash

Video/ Presidenti i PSG mbërrin në Barcelonë, tifozët katalanas sumojnë Al-Khelaifin: "Bir ku**e!"

Lapsi.al 15 February 2021
Video/ Presidenti i PSG mbërrin në Barcelonë, tifozët
Paris Saint-Germain ëndërron Lionel Messin e kjo tashmë nuk është një mister. Sfida e raundit të dytë të Champions League të martën në mbrëmje në Camp Nou mund të jetë mundësia e duhur për të filluar kontaktet dhe për të nisur bazën e asaj që do të ishte marrëveshja e shekullit. Siç dihet, në fakt, kontrata e Pleshtit skadon qershorin e ardhshëm dhe Messi duket se është i destinuar t'i thotë lamtumirë Barçës me parametër zero. Problemi, sidoqoftë, është se tifozët në Katalonjë nuk pajtohen aspak me largimin e idhullit të tyre dhe ia kanë thënë qartë Nasser Al-Khelaifit. Presidenti i PSG, sapo ka mbërritur në Barcelonë bashkë me ekipin, është pritur nga thirrjet dhe ofendimet e furishme të tifozëve Blaugrana, të cilët e konsiderojnë numrin një të francezëve marionetën më të madh të të gjithë historisë. "Hajdut!", "Bir kurve!" ishin thirrjet fyese të tifozëve të Barcelonës, siç dokumentohet nga një video e 'El Chiringuito'. Al-Khelaifi nuk u interesua për ta, madje as për pyetjet e gazetarëve që insistonin për Messin dhe vazhdoi drejt, por në vigjilje të ndeshjes së vajtjes për 1/8, klima në qytet është që tani e nxehtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI