Flash

Serena Williams shok në konferencë: nuk arrin të përgjigjet, qan e ikën nga salla

Lapsi.al 18 February 2021
Serena Williams shok në konferencë: nuk arrin të përgjigjet,

Rënie psiko-fizike për Serena Williams në Australian Open. Amerikania u shkatërrua në gjysmëfinale nga Osaka dhe, më pas, tregoi gjithë nervozizmin e saj në konferencë për shtyp. Sapo u ul përpara gazetarëve, asaj iu desh të përballej me pyetjen në lidhje me lamtumirën e saj të mundshme nga tenisi: "Nëse do të largohen kurrë nuk do t'ia tregoja askujt". Menjëherë më pas ajo u shemb emocionalisht dhe nuk ishte në gjendje t'u përgjigjej pyetjeve mbi gabimet e bëra në fushë dhe filloi të qante ndërsa dilte nga salla.

Do të jenë Naomi Osaka e Jennifer Brady që do të diskutojnë për titullin e femrave në Australian Open. Japonezja, që do të luajë për herë të dytë në finale, pas titullit të fituar në 2019, mundi Serena Williams 6-3, 6-4 në sfidën e shumëpritur mes brezave të kampionëve, ndërsa 25-vjeçarja me origjinë nga Harrisburg ka mposhtur Karolina Muchova në gjysmëfinalen tjetër me rezultat 6-4, 3-6, 6-4: për të është finalja e parë Grand Slam në karrierë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI