Flash

Derbi i mbijetesës ku fitorja vlen 'dyfish': Camarata kundër statistikave

Lapsi.al 20 February 2021
Derbi i mbijetesës ku fitorja vlen 'dyfish': Camarata kundër

Apolonia- Bylis është gjithnjë një ndeshje delikate, për rivalitetin mes dy klubeve, gjoegrafik dhe historik e po ti shtosh këtë herë pozicionet që kanë skuadrat në renditje, atëherë gjërat bëhen shumë serioze. Fierakët e Camaratës do të presin në Loni Papuciu ballshiotët, që vijnë nga gjashtë humbje radhazi dhe nuk do të kenë në dispozicion edhe Carkanjin, e dënuar 10 javë nga Komisioni i Disiplinës për sherrin me Nëabuezen në ndeshjen e fundit në Adush Muca. Bardhejeshilët kanë bërë dicka më mirë në statistika: nuk fitojnë vërtetë prej pesë javësh, e fundit kundër Lacit në javën e 14, por kanë një barazim midis e një pikë më shumë se mallkastriotët.

Një pikë nuk duket shumë, por bën diferencën në mënyrën e ndërtimit të lojës, kur gjithcka sillet rreth objektivit playout, që për momentin është pronë e Apolonisë. Ajo që bën optimist Bylis janë statistikat direkte me fierakët: në 17 sfidat mes tyre fitorja i ka buzëqeshur 8 herë ballshiotëve e 4 bardhejeshilëve me 5 takime të ndara në paqe. Edhe golavarazhi është në favor të Bylis 15-21, me një mesatare prej 1.24 gola për ndeshje përballë Apolonisë. E duke parë se prapavija e Camaratës është e dyta më e dobëta e kampionatit me 32 gola të pësuar, shpresat për Dovedan ti ndëshkojnë janë të mëdha. Të dy teknikët e kanë të qartë, kjo ndeshje vlen 'dyfish' në rast fitore, kështu që praktikisht do të luhet me kujdes, për të fituar një lloj loje shahu mes dy trajnerëve me shkolla të ndryshme…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI