Flash

Sapo ishte kthyer, dëmtohet përsëri: Bennacer humbet derbin me Inter

Lapsi.al 18 February 2021
Sapo ishte kthyer, dëmtohet përsëri: Bennacer humbet derbin me

Një lajm i keq për Stefano Pioli dhe për Milanin, në javën që i paraprin derbit shumë të rëndësishëm të kampionatit italian. Ismael Bennacer, i cili ishte kthyer së fundmi pas një dëmtimi të gjatë, u largua nga fusha në minutën e 39-të të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Crvena Zvezda, duke prekur me dorë kofshën e djathtë.

Algjeriani padyshim që do t'i nënshtrohet testeve të nevojshme, por gjithçka sugjeron që dëmtimi do ta detyrojë atë të humbasë derbin të dielën pasdite dhe mund ta mbajë mesfushorin jashtë fushës për disa javë. Kundër Inter, pra, titullari do të jetë Tonali, i cili zëvendësoi në Beograd pikërisht Bennacer, për të mbështetur Kessie në mesin e fushës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI