Flash

Milan-Inter bën tifozët të thyejnë rregullat: do të mbështesin skuadrat, pavarësisht kufizimeve

Lapsi.al 18 February 2021
Milan-Inter bën tifozët të thyejnë rregullat: do të
Kanë mbetur vetëm tre ditë deri në derbin e Milanos dhe ethet në qytet janë rritur për një përplasje në krye të renditjes që ka munguar prej kohësh dhe që ngarkon tifozët emocionalisht edhe më shumë. Në San Siro ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, por ultrasit e dy ekipeve, megjithë ndalimin e grumbullimeve, ende duan t'i bëjnë lojtarët të ndiejnë mbështetjen e tyre, të provojnë ankthin e pritjes dhe rrahjet e zemrës nga super sfida. Për këtë ata kanë caktuar një takim, përmes një njoftimi për shtyp. Grupimi 'Curva Sud' i Milan do të mblidhet në San Siro para hyrjes 14, në orën 12.30 të së dielës dhe, me flamuj, shalle dhe bluza, do të presin që autobusi kuqezi të kalojë. Grupimi Curva Nord i Inter ka lënë takim përpara Castello Sforzesco, në 10.30 të mëngjesit, duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të veshin ngjyrat zikaltër.
Një mënyrë për të përjetuar emocionet e derbit, por që, për të qenë të qartë, bie në kundërshtim me rregulloret e vendosura nga qeveria që ndalojnë tubimet për të kufizuar përhapjen e Covid. Edhe në ndeshje të tjera tifozët janë mbledhur për të mbështetur ekipet: ka ndodhur para Milan-Lazio dhe në takimin e zikaltërve para derbit dhe ndeshjes kundër Juventusit në Kupën e Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI