Flash

“Një rebel, duket sikur është në pubertet”: Hertha Berlin pendohet për lojtarin e Arsenal

Lapsi.al 23 February 2021
“Një rebel, duket sikur është në pubertet”:

Njerëzit nuk ndryshojnë. Në rastin më të mirë, ata zbulojnë veten e tyre. Sigurisht, mund të piqen, të rriten, por karakteri mbetet i njëjtë. Dhe Arsenali po e mëson në dëm të tij pamundësinë për të korigjuar Guendouzi. Mesfushori në pronësi të Gunners është aktualisht i huazuar në Gjermani, ku vazhdon të mos shkëlqejë. Përkundrazi, në Berlin, ku shpresohej se do të piqej, mezi presin që ta dërgojnë përsëri mbrapsht. Me pak fjalë, nuk po shkon siç pritej në Londër: dhe shigjetimi i fundit vjen nga Dardai. Tekniku i Hertha Berlin e përshkroi atë si një "rebel në pubertet të plotë".

Guendouzi nuk përfshihet për herë të parë në grindje dhe keqkuptime me teknikun: është në huazim për një sezon tek Hertha, me vendim të Mikel Artetas pas përleshjeve të sezonit të kaluar. Francezi ka qenë gjithmonë në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të tij, por 'internimi' i tij nga Londra e Veriut duket se nuk i ka dhënë ende mësimin. Pal Dardai, tekniku hungarez i Hertha Berlin, shpjegon se mesfushori ende nuk ka asnjë gjurmë të pjekurisë së nevojshme që do t’i duhej një futbollisti të nivelit të lartë. Hungarezi e shpjegon kështu për Bild: "Duket sikur është në pubertet të plotë, ai është një lloj rebeli. Duhet të punojë dhe të mësojë ". Deri më tani, Guendouzi ka grumbulluar 17 paraqitje në të gjitha garat. Dhe në sytë e tifozëve është ngulitur gabimi shumë i rëndë kundër Leipzig që çoi në golin e dytë vetëm disa minuta pasi ai hyri në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI