Flash

Video/ Kupa e Shqipërisë përplas kreun e Superiores: përcaktohen çiftet për çerekfinalet e turneut

Lapsi.al 24 February 2021
Video/ Kupa e Shqipërisë përplas kreun e Superiores:

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiiumit “Air Albania”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të medias dhe përfaqësues të klubeve. Dinamo, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Laçi, Korabi, Vllaznia dhe Teuta janë ekipet e kualifikuara deri në këtë fazë. Shorti përcaktoi katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës.

Dy supersfidat e kësaj faze do të luhen mes Partizanit, që shorti i përcaktoi përballë Laçin dhe Kukësit, që do të përballet me kampionët aktualë të Kupës së Shqipërisë, Teutën. Vllaznia duket se ka një ndeshje të lehtë në letër ku shorti i përcaktoi përballë Korabin, ndërsa Dinamo do të luajë kundër Skënderbeut. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 17 mars dhe do të përcaktohen me një ndeshje tek dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Cerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Laçi-Partizani

Vllaznia-Korabi

Teuta-Kukësi

Dinamo-Skënderbeu

https://youtu.be/VDWsLL2IcmU

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI