Flash

Zaniolo në garën me kohën drejt Euro 2021: “Restart”

Lapsi.al 23 February 2021
Zaniolo në garën me kohën drejt Euro 2021: “Restart”
Nicolò Zaniolo vrapon drejt kthimit në fushë. Pas konsultës me Profesor Fink, ditët e fundit, sot mesfushori i Romës u kthye të punojë me topin, 4 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Në mes të marsit, sidoqoftë, është programuar vizita e fundit me mjekun që e operoi, për të marrë lejen përfundimtare për t'u kthyer në dispozicion të Fonsecas (dhe ndoshta edhe Roberto Mancini). Zaniolo është tashmë në garë me kohën për të bindur teknikun e kombëtares së Italisë për ta grumbulluar me të kaltrit për Euro 2021. Parashikimet që qarkullojnë në kryeqytet flasin për një mundësi grumbullimi të numrit 22 verdhekuq, afërsisht nga mesi i muajit prill, e tifozët e Romës por edhe ata të Italisë kryqëzojnë gishtat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI