Flash

Video/ Freiburg i heq Europën në shtëpi Leverkusen

Lapsi.al 28 February 2021
Video/ Freiburg i heq Europën në shtëpi Leverkusen

Nga ideja për titull, jashtë Europës. Kjo është ajo që po i ndodh Bayer Leverkusen në një 2021 aspak pozitive për Aspirinat, që kanë humbur mundësinë për të kaluar Borussia Dortmund në vendin e 5 që të con në Europa League, i mundur 1-2 në Bay Arena nga Freiburg.

Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, në të cilën gjithësesi u pa qartë efikasiteti i kundërsulmit të miqve, Bayer Leverkusen rrëzohet pesë minuta pas rifillimit, kur Demirovic shënoi golin e avantazhit. Një asist i Hoeler në të 50 është shfrytëzuar nga sulmuesi për të kaluar Freiburg në avantazh. Ishte episodi që ndryshoi lojën, sepse me Bayer nervoz në kërkim të një rezultati që nuk po vinte, gjithnjë i përplasur në mbrojtjen kundërshtare, Freiburg përfitoi të siguronte rezultatin në minutën e 61 me golin e Hoeler. Reagimi i Leverkusen solli golin e Bailey nëntë minuta më vonë, por kaq nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Bayer mbetet me 37 pikë, dy pas Dortmund, ndërsa Freiburg ngjitet në vendin e tetë me 34 pikë.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja jashtë fushës e Augsburg, 0-1 në fushën e Mainz, ndërsa Union Berlin e Hoffenheim ndajnë pikët me barazimin 1-1.

GERMANY - BUNDESLIGA

Union Berlin 1 - 1 Hoffenheim

Mainz 05 0 - 1 Augsburg

Bayer Leverkusen 1 - 2 Freiburg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI