Flash

“Nuk fitoi Tirana, gabuam vetë”: Dovedan nuk i del e keqja pas humbjes

Lapsi.al 3 March 2021
“Nuk fitoi Tirana, gabuam vetë”: Dovedan nuk i del e keqja pas

Një humbje që djeg, për më tepër e ardhur në një ndeshje në të cilën kundërshtari nuk është se po dominonte. Pikërisht kjo e ka nervozuar së tepërmi teknikun e Bylis Veljko Dovedan, pas 2-0 me Tiranën: “Nuk është se fitoi Tirana, janë 2 gabimet tona që na ndëshkuan. Te goli i parë stoperi lejoi lojtarin të shënojë gol. Dhe te goli i dytë ishte gabimi ynë” sqaroi tekniku i ballshiotëve.

Sa për ndeshjen, Dovedan ka vlerësuar lojën e të tijve, nën direktivat e teknikut për të qenë të kujdesshëm, gjë që limitoi shumë mundësitë para portës së Bekajt: “Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, ndërrimet që bëmë në pjesën e dytë nuk e ndryshuan lojën. Ky është kualiteti i lojtarëve. Konstatimi i drejtë është se do të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës ndaj rivalëve direkt”, përfundoi Dovedan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI