Flash

Video/ Tirana e ‘emergjencës’ mposht Bylis: gafa e Lorran e bën Dovedan të dorëzohet

Lapsi.al 3 March 2021
Video/ Tirana e ‘emergjencës’ mposht Bylis: gafa e Lorran e

Pa Najdovskin Danson e Bathën e me Vangjelin, Kalenë e Torasa të pamundur për të luajtur nga fillimi, Tirana ia del të mposhtë 2-0 Bylis, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Një ndeshje pa shumë raste, nën ton, e ku zgjidhjen bardhebluve ia dhanë Behirachte e Ismailgeci. Asnjë rast apo goditje në kuadratin e portës nga të dy skuadrat deri katër minuta nga fundi kur Behirachte, në krosimin e Ismailgecit, në zhvillimet e një goditje këndi shënoi golin e parë me fanellën bardheblu.

Tirana në pjesën e dytë të kontrollonte pa asnjë presion, duke tentuar të ulte ritmin, gjë që nuk ishte e vështirë kundër një Bylis që vuante shumë mungesën e hapësirave. Momenti për Shehin që të provojë kartën Kale e braziliani nuk zhgënjeu pritshmëritë, duke furnizuar asist për golin që mbylli sfidën. Pikërisht në të 75, Kale futi një top në zonë, e Ismailgeci, duke përfituar edhe nga gafa e Lorran, e dërgoi topin në rrjetë.

Kthehet të humbasë pas dy fitoreve radhazi Bylis, ndërsa Tirana i gëzohet fitores së dytë që e ngjit në kuotën e 32 pikëve, ende larg nga zona europiane, drejt së cilës ka hedhur sytë dëshpërimisht për të shpëtuar sezonin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI