Flash

Bartomeu në liri me kusht: "Ushtroi të drejtën për të mos folur"

Lapsi.al 2 March 2021
Bartomeu në liri me kusht: "Ushtroi të drejtën për

Ish-presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe ish-këshilltari i tij Jaume Masferrer, të arrestuar dje në metropolin katalanas si pjesë e hetimit "Barcagate", u lanë të lirë pasi u paraqitën para gjykatësit që zhvillonte hetimin.

Të dy personat, tha gjykata, "kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mos folur" dhe gjykatësi i ka vendosur në liri me kusht, ndërsa hetimi vazhdon. Dy drejtues të tjerë të klubit të cilët u arrestuan dje si pjesë e operacionit që çoi gjithashtu në një kontroll policor në selinë e Barcelonës - CEO i tanishëm i klubit, Oscar Grau dhe shefi i shërbimeve ligjore, Roma Gomez Ponti - u liruan mbrëmë .

Skandali 'Barcagate' zbuloi se klubi blaugrana mbulonte pagesat e bëra për një kompani të quajtur I3 Ventures, të punësuar për të forcuar imazhin e klubit në mediat sociale. Një pjesë e fushatës së mediave sociale përfshinte kritikat ndaj lojtarëve, përfshirë Leo Messi dhe Xavi Hernandez, por edhe të trajnerit Pep Guardiola.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI