Flash

Euro 2020, Boris Johnson kërkesë UEFA-s: “Të gjitha ndeshjet në Angli"

Lapsi.al 2 March 2021
Euro 2020, Boris Johnson kërkesë UEFA-s: “Të gjitha

Fillimisht Europiani e pastaj Kupa e Botës. Falë planit të vaksinimit që po procedohet në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson ka nominuar Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian të ardhshëm, si dhe ka rihapur idenë e organizimit të Kupës së Botës në 2030, së bashku me Irlandën. Sipas kalendarit aktual, të hartuar nga Uefa, Londra - në stadiumin Ëembley - do të presë dy gjysmëfinalet e Euro 2020 (6-7 korrik), përveç finales të dielën 11 korrik. Por Johnson, i cili njoftoi një buxhet të veçantë për të mbështetur kandidaturën e Kupës së Botës 2030, i bëri thirrje UEFA të rishikojë shpërndarjen e ndeshjeve në dritën e pandemisë aktuale. E shpejtësinë me të cilën Mbretëria ka vaksinuar mbi 21 milion njerëz.

"Çdo ndeshje tjetër, ne jemi gati ta mirëpresim - ka thënë Kryeministri për tabloidin The Sun - Jemi gjithashtu shumë të vendosur për ta rikthyer futbollin në shtëpi në 2030. Mendoj se është vendi i duhur. Jemi shtëpia e futbollit dhe në 2030 do të jetë koha e duhur. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për të gjithë vendin. "

Që nga fillimi i 2021, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e izoluar dhe masat kufizuese - megjithëse në forma më pak të rënda - do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mes të qershorit. Pastaj, nëse të dhënat e lejojnë, Johnson ka njoftuar rihapjen e mjediseve sportive, në mënyrë që të lejojë kthimin e tifozëve në stadiume me rastin e Kampionatit Europian.

Sipas planit origjinal, Europiani shëtitës do të mbahet në 11 qytete të ndryshme të kontinentit. "Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por Uefa e di që nëse duan të lëvizin disa ndeshje këtu, ne jemi gati", përfundoi Johnson.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI