Flash

Video/ Juventus përmbys Lazion: Morata merr duartrokitjet e Ronaldos në pankinë

Lapsi.al 6 March 2021
Video/ Juventus përmbys Lazion: Morata merr duartrokitjet e Ronaldos

Juventus mposht 3-1 Lazion në javën e 26 të Serie A e shkurton momentalisht diferencën në klasifikim në - 1 nga Milan. Në Stadium, sfidën e zhbllokuan bardhekaltrit, që gjetën avantazhin me Correa (14') në një dhuratë të Kulusevski. Torinezët barazuan me një silurë në pozicion të prirët të Rabiot në të 39' dhe përmbysën gjithcka me dygolëshin e Morata në pjesën e dytë (57' e 60', me penallti).

Të martën është Porto e Pirlo në mbrëmjen e Allianz mori përgjigje, por edhe dilema, duke parë si erdhën gjërat, në mungesë të Cristiano Ronaldos, që e pa ndeshjen nga pankina. Dy episode të dyshimta në zonën bardhekaltër, një penallti (e realizuar nga Morata), një traversë e goditur nga Milinkovic: Juve-Lazio është kjo dhe shumë më tepër, në një mbrëmje që e pa skuadrën e Pirlos të përmbysë kryeqytetasit 3-1.

Shqetësuese duhet të jetë për teknikun pasimet e shumta të gabuara në konstruksionin e aksioneve nga poshtë. Ashtu si ndodhi edhe me Kulusevskin që i shërbeu kundërshtarit. Ajo që bëri pastaj Correa ishte fantastike, me driblim e goditje që nuk i lanë shanse kundërshtareve, për avantazhin e Lazios. Reagimi i bardhezinjve vjen menjëherë me Rabiot që barazoi rezultatin. Mesfushori lëshoi një të majtë të pakapshme për Reinën, duke i cuar skuadrat në pushim në ekuilibër.

Në pjesën e dytë një dygolësh i Morata zgjidhi gjithcka. Spanjolli, i mbështetur nga Chiesa gjithnjë e më në formë, dekretoi rezultatin final, duke shënuar golin e tretë në dy ndeshjet e fundit. Juventus vjen për momentin -7 nga Inter, e ka një ndeshje më shumë për të luajtur: tani bardhezinjtë i pret prova e dytë, akoma më e vështirë, kthimi i 1/8 të Champions. Nëse dëshirojnë të vazhdojnë përpara, të martën bardhezinjtë duhet të kryejnë një tjetër përmbysje, këtë herë ndaj Portos.

ITALY - SERIE A

Spezia 1 - 1 Benevento

Udinese 2 - 0 Sassuolo

Juventus 3 - 1 Lazio

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI