Flash

Tentoi ta kalonte me not, mbytet në përrua futbollisti urguajan: trupi gjendet pas dy ditësh

Lapsi.al 9 March 2021
Tentoi ta kalonte me not, mbytet në përrua futbollisti urguajan: trupi
Futbolli spanjoll dhe ai i amerikanojugor është në zi, i tronditur nga një lajm gati i pabesueshëm: Franco Acosta, ish-lojtari i Villarreal dhe Racing Santander, ka humbur jetën në moshën 25 vjeçare. Trupi i futbollistit uruguajan u gjet dy ditë pas zhdukjes së tij, që ndodhi të shtunën, ndërsa ai ishte duke u përpjekur të notonte nëpër një përrua të rrëmbyeshëm në departamentin Canelones në jug të vendit të tij. Lindur në Montevideo më 5 Mars 1996 dhe rritur tek Fenix, klubin i qytetit të tij, Acosta kaloi dy sezone me Villarreal B, para se të shkonte në huazim te Racing dhe më në fund të kthehej në vendin e tij, ku ai luajti për Boston River, Plaza Colonia e Atenas. Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Uruguajit U 17 dhe U 20.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI