Flash

Inter humbet D'Ambrosion, pozitiv me Covid-19: mbrojtësi është ndjerë keq të dielën

Lapsi.al 16 March 2021
Inter humbet D'Ambrosion, pozitiv me Covid-19: mbrojtësi

Pas etheve dhe ankthit, ka mbërritur edhe rezultati i tamponit që ka saktësuar se Danilo D'Ambrosio është pozitiv me Covid-19. Anësori i Interit, të dielën në Torino, kishte akuzuar një gjendje të keqe shëndetësore me pak temperaturë para ndeshjes. Duke parë simptomat gripale, lojtari u kthye menjëherë në Milano me një makinë private, një test i parë i shpejtë kishte dhënë rezultat negativ, ndërsa sot ka mbërritur lajmit për pozitivitetin e lojtarit.

Ekipi zikaltër nuk është stërvit dje, duke pasur parasysh ditën e pushimit të dhënë nga Antonio Conte, dhe do të kthehet në punë sot duke ndjekur protokollin shëndetësor. Mbrojtësi zikaltër tashmë është në karantinë në shtëpinë e tij, ndërsa edhe lojtarët e tjetër do të kryejnë xhiron e tamponit, për të konfirmuar gjendjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI