Flash

Video/ Adili shpëton në linjë, Vllaznia në gjysëmfinale: shkodranët kalojnë me vuajtje Korabin

Lapsi.al 17 March 2021
Video/ Adili shpëton në linjë, Vllaznia në

Nëse nuk do të ishte ai rast i shpëtuar nga Adili në fundin e lojës, për Brdaric dhe Vllazninë mund të kishin qenë telashe. Pikërisht me rezultatin 1-0 mbrojtësi largon mbi linjë topin që do ta kishte cuar ndeshjen në shtesë. E megjithatë Vllaznia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke eleminuar Korabin në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë foli e gjitha për shkodranët, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me Arsid Krujën në minutën e 16’, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku të dyja skuadrat u shfaqën më pak kërkuese.

Rasti i vërtetë i artë do të vinte në minutën e 90’, kur sulmuesi i Korabit, Skuka, shfaqet i vetëm me portierin Zogoviç, i cili e ndal fillimisht, ndërsa në gjuajtjen e dytë të sulmuesit të Korabit, ishte Mevlan Adili i cili ndali topin mbiu vijën fatale, duke kualifikuar kështu shkodranët për në gjysmëfinale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI