Flash

UEFA bëhet gati për formatin e ri të Champions: vendimi i KE të mërkurën

Lapsi.al 29 March 2021
UEFA bëhet gati për formatin e ri të Champions: vendimi i KE

Champions League bëhet gati për revolucionin e madh. UEFA ka njoftuar 55 shoqatat anëtare në planin e saj për të rinovuar Champions duke filluar nga viti 2024, duke shtuar katër ekipe dhe deri në 100 ndeshje të tjera çdo sezon. Sipas Lars- Olson, presidenti i ligave europiane, vendimi i fundit do të jepet të mërkurën në 31 mars. Mbeten për tu diskutuar mënyra se si do të ndahen të ardhurat shtesë, në kompeticionin kryesor të futbollit të klubeve, për kampionë nga vende më pak të pasura ose për klube historike bazuar në suksesin dhe renditjen e kaluar.

UEFA, në detaje, do të prezantojë një propozim për një Champions me 36 skuadra, që do të nisë për tre vjet me një ndryshim të formatit të ‘sistemit zviceran’. Propozimi i UEFA-s përfshin 225 ndeshje në vend të formatit aktual me 125 me gati 2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë) në shpërblime për 36 klubet pjesëmarrëse. Sipas formatit të ri, secila skuadër do të përballej me dhjetë kundërshtarë të ndryshëm për një renditje të vetme në vend të fazës tradicionale të grupeve prej gjashtë ndeshjeve kundër ‘vetëm’ tre kundërshtarëve. 16 ekipet më të mira të fazës së parë do të hynin në playoff, i cili do të ishte me eleminim direkt dhe do të fillonin me 1/8 e finaleve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI