Flash

Video/ Uzuni çfarë impakti: Shqipëria mposht San Marinon vetëm me hyrjen në fushë të beratasit

Lapsi.al 31 March 2021
Video/ Uzuni çfarë impakti: Shqipëria mposht San Marinon

Manaj e Uzuni shpëtojnë Shqipërinë në San Marino, jo se kundërshtari rrezikoi ndonjë gjë, por sepse skuadra e Edy rejas për një pjesë loje ishte e mefshtë dhe e paaftë të ndërtonte, duke koleksionuar vetëm një goditje në portë. E megjithatë në fund kuqezinjtë dalin me një 0-2 që i mjafton për të marrë fitoren e dytë në tre ndeshjet e para të Grupit I kualifikues drejt Katar 2022.

Ndoshta zëvendësimi para ndeshjes i Memushajt me Lacin kishte prishur mekanizmin, apo se 3-5-2 stoik me Hysajn e Lenjanin në krahë nuk bënte keq, por skuadra e rejas nuk veritikalizonte, nuk sulmonte hapësirat, duke detyruar Manajn e Brojan të tërhiqeshin në mesfushë për të marrë topin. Një performancë nën ton që nuk e aprovonte as fytyra në ngërc e teknikut Italian, që e kutpon se pa shpejtësi e kualitet mes dy skuadrave nuk bëhej diferencë.

Në fushë Roshi e Uzuni dhe muzika ndryshoi. Në të 47 menjëherë beratasi kërcënoi portën e San Marinos, duke detyruar portierin të devijojë me këmbë. Tani loja është fluide e dinamike dhe goli mbërriti në të 63, sërisht nga këmbët e Uzunit, që krosoi në mënyrë perfekte për Manaj, që me kokë shënoi golin e avantazhit. Reja insiston që të tijtë të mbyllin ndeshjen për të mos rrezikuar. Hysajt provoi me të majtën në të 83′, në sugjerimin e Lenjanit, por gjeti vetëm shtyllën, ndërsa dy minuta më pas Uzuni mbylli historinë. 6 pikë në tre ndeshje për Shqipërinë, që ka bërë detyrën, ndërsa sfidat e ardhshme do të tregojnë shumë mbi ambicjet e kuqezinjve të Rejas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI