Flash

Laporta i ofron Messit kontratën e përjetshme: argjentinasi po mendohet

Lapsi.al 4 April 2021
Laporta i ofron Messit kontratën e përjetshme: argjentinasi po

Pas një vere pasioni dhe valixhesh të paketuara dhe të kthyera mprapsht, Messi dukej vetëm në pritje që sezoni aktual të mbaronte për të lëvizur diku tjetër. Pastaj ndryshuan drejtuesit e lartë, Laporta u kthye, dhe Leo kuptoi se në Barcelonë, në fund të fundit, nuk është edhe aq keq. Pika themelore për argjentinasin, sidoqoftë, është gjithmonë e njëjta: të ketë garancinë që Barça do të jetë përsëri konkurruese sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh që Champions League, për shembull, nuk fitohet që nga viti 2015. Presidenti e ka siguruar, megjithë problemet ekonomike të klubit, dhe insistimi ndaj Haaland është treguesi më bindës i programit.

Leo ka marrë kohë ditët e fundit për të reflektuar, larg nga seria e pafund e angazhimeve në fushë. Sipas asaj që shpjegon As, rinovimi me Barçan mund të vijë para fundit të sezonit dhe mund të përfundojë edhe pa praninë e babit-menaxher, i cili nuk ka planifikuar udhëtime të ardhshme në Spanjë. Projekti i Laportas është që t'i ofrojë Leo një kontratë që e lidh atë përgjithmonë me ngjyrat Blaugrana me pozicione menaxheriale në fund të karrierës së tij sportive. Për të kombinuar markën Messi me markën Barcelona për gjithë jetën, me mundësinë, megjithatë, ta lënë argjentinasin të lirë nëse dëshiron të shpenzojë vitet e fundit të karrierës së tij, pas disa vitesh, në Shtetet e Bashkuara ose Katar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI