Flash

Nga i akuzuar në akuzues, Cala i kthehet racizmit: "Diakhaby e shpiku ose e keqkuptoi"

Lapsi.al 6 April 2021
Nga i akuzuar në akuzues, Cala i kthehet racizmit: "Diakhaby e shpiku

"Ekzistojnë dy mundësi. Ose Diakhaby e shpiku ose e kuptoi gabim, nuk e di. Gjithçka tjetër është një cirk i pastër." Juan Cala, mbrojtësi i Cadiz, i akuzuar nga lojtari i Valencias se i kishte drejtuar atij fyerje raciste në ndeshjen e fundit në La Liga, ka folur në konferencën për shtyp për të dhënë versionin e tij të fakteve. Sipas Diakhaby, Cala e kishte quajtur atë 'zezak i m...'. "Duhet të veprojmë me vendosmëri për atë që po ndodh. Sepse pa prova, po krijojmë një precedent shumë të rrezikshëm," shpjegoi spanjolli.

"Unë nuk e di se çfarë ndodhi me prezumimin tim të pafajësisë. Askush nuk e meriton këtë linçim publik. Unë kam marrë të gjitha llojet e kërcënimeve përmes mediave sociale. Që nga e diela avokati im ka qenë duke mbledhur materiale për të filluar një veprim juridik" ka thënë 31-vjecari spanjoll.

Cala siguroi se ai ka "mbështetjen e plotë të klubit, kështu më tha presidenti. Mezi pres për zgjidhjen e kësaj çështje dhe të filloj të përgatitem për ndeshjen e ardhshme". Sipas mendimit të tij, "nuk ka racizëm në futbollin spanjoll. Por nëse La Liga dëshiron të miratojë një protokoll për këto raste, do të ketë mbështetjen time".

"Unë kam jetuar me kinezë, afrikanojugorë. Kam qenë në Guine me Kanoute dhe Benjamin. Është një spektakël i pabesueshëme ai që po ndodh. Unë jam në shok. Ka 20-25 kamera, mikrofona, lojtarë, arbitra. Dhe askush nuk ka dëgjuar ndonjë gjë", aludoi akoma Cala.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI