Flash

Euro 2020, plani i Uefa-s: vaksina për 600 futbollistët e grumbulluar

Lapsi.al 11 April 2021
Euro 2020, plani i Uefa-s: vaksina për 600 futbollistët e grumbulluar

Uefa, përmes komisionit të saj mjekësor, po punon për të përgatitur një protokoll për të garantuar një Evropian të qetë pa raste koronavirusesh. Plani, sipas Corriere dello Sport, parashikon vaksinimin e 600 lojtarëve në organika (25 të grumbulluar për secilin nga 24 skuadrat finaliste) dhe të të gjithë stafit teknik dhe federal. Kjo është mënyra e vetme për një turne pa kurthe virale që ende përgjojnë, siç tregon çështja e vatrës së shpërthyer në kombëtaren e Italisë.

Ka qenë pikërisht vatra e shpërthyer në grupin italian (rreth njëzet pozitivë mes lojtarëve dhe stafit) në pauzën e kombëtareve në mars për të ngritur alarmin në organin më të lartë të futbollit evropian. Mburoja e protokolleve të licencuara nga UEFA dhe federatat e vendeve të asociuara (në marrëveshje me qeveritë) nuk është më e mjaftueshme për ta bërë futbollin imun ndaj infektimit. Për të pasur një turne pa Covid në fushë dhe në tribuna të gjithë duhet të vaksinohen dhe/ose të imunizohen. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të përfunduar ngjarjen e shtyrë për një vit pikërisht për shkak të koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI