Flash

"Me Bayern mund të ndodhë gjithçka": Pochettino nuk i beson fitores që ka arritur në Mynih

Lapsi.al 12 April 2021
"Me Bayern mund të ndodhë gjithçka": Pochettino nuk i

"Për mua, çdo gjë mund të ndodhë, Bayern është skuadra më e mirë në botë tani. Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm. Në të njëjtën kohë ne kemi besim në pikat tona të forta dhe e dimë se duhet të mendojmë për ta fituar këtë ndeshje". Kështu, trajneri i PSG Mauricio Pochettino, duke folur në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchen, ka lënë të hapur cështjen e kualifikimit, pavarësisht fitores në Mynih nga të besuarit e tij.

Trajneri argjentinas, më pas, bëri një vlerësim të mundësisë për të aktivizuar dy lojtarët e kombëtares italiane Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi, që sapo janë kthyer nga Covid, me të cilin u infektuan në grumbullimin e fundit. "Do të jetë e vështirë për Marcon ta fillojë nga minuta e parë. Për Alessandron është më e mundur", tha Pochettino i cili gjithashtu konfirmoi se Mauro Icardi është i dëmtuar dhe "nuk do të jetë atje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI