Flash

Flick largohet nga Bayern për kombëtaren e Gjermanisë: Matthäus e zbulon live në TV

Lapsi.al 14 April 2021
Flick largohet nga Bayern për kombëtaren e Gjermanisë:

Hansi Flick ka zgjedhur të ardhmen dhe ajo është larg Mynihut. Tekniku që i shpalli bavarezët kampionë të Europës në vitin e pandemisë, do të pasojë Joachim Low në pankinën e Gjermanisë. Pas eleminimit në Champions tekniku deklaroi: "Ende nuk e kam menduar, si trajner duhet gjithnjë të reflektoj se si të arrij sukses më të madh. Rritja është një proces i vazhdueshëm. Si trajner dhe përgjegjës kryesor duhet relektuar gjithnjë e është normale që të mendoj për të ardhmen time. Të shohim nëse do të ketë një skuadër që të rritet me mua, duhet ta bëjë këtë vlerësim" ka thënë tekniku.

E ndërkohë, një ish-futbollist dhe legjendë e klubit gjerman i ka hedhur benzinë zjarrit. Bëhet fjalë për Lothar Matthäus, aktualisht një komentator i Sky Sports, që lëshoi "bombën" që në fakt përflitej prej kohësh: largimin nga Bayern në fund të sezonit për Flick, për të marrë frenat e ekipit kombëtar gjerman.

"Hansi Flick ka një ofertë nga Federata Gjermane dhe do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit", ishin fjalët e sakta të ish-futbollistit. Disa deklarata që, megjithatë, bien në kundërshtim me atë që tha Karl-Heinz Rummenigge. "Unë i thashë se jemi shumë të lumtur me të. Është në interesin tonë të përfundojmë atë për të cilën kemi rënë dakord me kontratë. Unë ia kam thënë Hansit me një qartësi totale".

Sidoqoftë, nga ana tjetër, është Flick ai që ka konfirmuar dyshimet për të ardhmen e tij tek Bayern. "Ende nuk kam pasur një takim me Oliver Kahn. Nëse dëshiron të flasësh me mua, duhet të më thuash. Kam kohë, kështu që nuk është problem për mua. Pavarësisht se çfarë bëj, familja ime do të më mbështesë dhe do të qëndrojë gjithmonë pas meje. Nuk ka rëndësi nëse është për ekipin kombëtar apo diku tjetër. Është thelbësore që të kënaqesh me punën që bën”, tha ai pas eleminimit nga Bayern.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI