Flash

Ancelotti nuk heq dorë nga Kean: “The Telegraph” zbulon çmimin për sulmuesin e Everton

Lapsi.al 17 April 2021
Ancelotti nuk heq dorë nga Kean: “The Telegraph” zbulon

Moise Kean, në huazim nga Evertoni tek Paris Saint Germain për këtë sezon, por pa të drejtën e blerjes, duket se është duke i bindur kampionët e Francës dhe për më tepër ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme në Europë. Sulmuesi i kombëtares italiane ka shënuar 16 gola në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet në këtë sezon.

E ardhmja e ish-futbollistit të Juves, nën kontratë me liverpulasit deri më 2024, është e panjohur. Në qershor duhet të kthehet tek Evertoni nën urdhërat e Carlo Ancelotti. Pikërisht tekniku italian, pasi i ka dhënë dritën jeshile në vjeshtë për huazimin, tani duket se ka ndryshuar mendim: “Nuk më duhet ta bind të qëndrojë, sic shkruajnë gazetat. Është në huazim dhe duhet të kthehet, nëse Paris Saint Germain e do, duhet të hapë një tratativë dhe të ulet për të gjetur një marrëveshje. Ne jemi të hapur, por nëse nuk do të ndodhë asgjë do të jetë një lojtar i Evertonit, madje dhe shumë i rëndësishëm, për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Ancelotti për “The Telegraph”.

Sipas të përditshmes angleze për të arritur një marrëveshje të mundshme me Everton është e nevojshme një shifër sinjifikative rreth 45 milion stërlina (rreth 52 milion euro), për të bindur klubin anglez për ta lënë të lirë Kean.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI