Flash

Batha 'përjashtimi' mes sulmuesve, Hoxhaj shënon më shumë për goditje: ja analiza e sulmuesve të Superiores

Lapsi.al 1 May 2021
Batha 'përjashtimi' mes sulmuesve, Hoxhaj shënon më

Gjashtë javë kanë mbetur për të përfunduar një kampionat intensiv dhe krejtësisht të paparashikuar. Si kurrë më parë gjatë këtij sezoni, detajet do të bëjnë diferencën në këto 6 javë të mbetura dhe sulmuesve të skuadrave i kërkohet të japin më të mirën e tyre. Për të bërë një analizë kemi marrë në studim dhjetë golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe kemi vënë re diferencat në stilin e lojës së tyre.

Përjashtimi në këtë klasifikimi përfaqësohet nga Idriz Batha, që falë goditjeve të tija të dënimit i ka dhënë shumë pikë Tiranës. Dallohet në këtë klasifikim edhe mungesa e lojtarëve të Laçit, sepse skuadra kurbinase i ka të shpërndara golat te shumë lojtarë. Dy sulmuesit e Kukësit ndërkohë kanë në total 70% të golave të skuadrës së tyre. Një indikator që bën të kuptosh sesa lojtarët arrijnë të ngjisin në sulm skuadrën e tyre dhe në të njëjtën kohë e ndihmojnë duke krijuar raste për gol është ajo e topave të prekur në zonën e vogël.

Nga ky grafik kuptohet sesi Anthony i Bylisit është sulmuesi i kampionatit që prek më shumë topa gjatë një ndeshjeje. Eze dhe Bregu, respektivisht të Kukësit dhe Teutës kompletojnë podiumin. Vlonjati niset nga krahu, por ndihmon skuadrën të qëndrojë në zonën kundërshtare dhe të krijojë situata të rrezikshme. Sulmuesit e tjerë (plus Bathën sigurisht) janë lojtarët që luajnë më larg portës.

Jo vetëm lojtar që luajnë me topin, por edhe që tentojnë vazhdimisht kuadratin e portës kundërshtare. Në grafikun e fundit mund të dallohet që Bregu është sulmuesi i vetëm që arrin ti kombinojë të dy elementët, të dërgojë topin në zonë kundërshtare dhe të godasë. Anthony dhe Eze, dy sulmuesit e tjerë që ngjisin skuadrën në zonën kundërshtare, godasin më pak në krahasim me lojtarin e Teutës. Ndërkohë, ai që tenton më shumë, dhe mund të shfrytëzjë në këtë mënyrë edhe gjuajtjen nga distanca, është Ibrahimi i Kukësit. Në këtë klasifikim të veccantë kanë të dhëna shumë interesante edhe Mario Gjata i Apolonisë dhe Jasir Asani i Partizanit. Por duhet theksuar se në fund gjëja e vetme që vlen, është shënimi i golit. Nëse deri më tani kemi analizuar stilin e lojës së sulmuesve (nëse luajnë jashtë portës ose në zonën e penalltisë dhe numrin e goditjeve), është momenti për të përllogaritur efikasitetin e realizimeve. Ose më saktë, përqindjen e golave për gjuajtjet e bëra.

Në këtë klasifikim shikojmë që është Ardit Hoxhaj lojtari që shënon më shumë në Kategorinë Superiore. Nëse statistikat e tjera ishin të lidhura me lojën e skuadrës dhe kontributin e lojtarëve në lojën e skuadrës, kjo statistika e fundit është e lidhur vetëm me vlerat individuale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI