Flash

Cristiano Ronaldo tek Sporting Lisbonë, e lajmëron Record: "do të luajë deri 40 vjeç"

Lapsi.al 4 May 2021
Cristiano Ronaldo tek Sporting Lisbonë, e lajmëron Record: "do

Cristiano Ronaldo dhe Juventus insistojnë se do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2022, por zërat për lamtumirën e tij nga bardhezinjtë po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës. E fundit, por jo për nga rëndësia vjen direkt nga Portugalia. Sipas gazetës sportive Record, sulmuesi i Juventusit është i tunduar nga një kthim në atdhe. Ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij atje e të luante mbi 40 vjeç dhe do ta bënte këtë me fanellën e Sporting Lisbonës. Një bombë e vërtetë merkato që është e destinuar ti alarmojë të gjithë në Torino. Zgjedhja e CR7 padyshim që do të kishte miratimin e familjes.

Cristiano, i cili ka përjetuar një sezon të lëkundur, megjithatë, ka dy prioritete "aktuale" për momentin: klasifikimin e shënuesve më të mirë të Serie A për të fituar (27 gola) dhe 100 golat me fanellën e Juventusit (tani ai është në kuotën 99 si Paulo Dybala).

Në fund, por sigurisht jo si gjëja e fundit në objektiva, hyrja me Juventusin e tij në Champions League dhe, në këtë këndvështrim, është ndeshja të dielën në mbrëmje kundër Milanit që do të shënojë një rezultat vendimtar. Kupa me veshë të mëdhenj, pra, fiksimi i vetëm për të dhe për klubin që ka përjetuar një vit të komplikuar nga çdo pikëpamje dhe që tani është në pikën e kthesës vendimtare. Gjithçka, ose pothuajse gjithçka, do të jetë në këmbët e Cristianos... mbretit të Portugalisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI