Flash

Risi në Euro 2020, tani është zyrtare: skuadrat rriten me 26 lojtarë, por ka një kusht

Lapsi.al 4 May 2021
Risi në Euro 2020, tani është zyrtare: skuadrat rriten me 26

Komiteti Ekzekutiv i Uefa ka miratuar sot disa rregulla të veçanta për fazën finale të Euro 2020 "në mënyrë që të sigurojë mbarëvajtjen dhe vazhdimin e kompeticionit në dritën e pandemisë Covid-19". Ashtu si ishte kërkuar nga trajnerë të shumtë, është tashmë zyrtare që lista e lojtarëve do të shkojë nga 23 në 26. Sidoqoftë, një maksimum prej 23 lojtarësh (përfshirë tre portierë) mund të qendrojnë në pankinë.

Sapo të jetë prezantuar lista e lojtarëve në 1 Qershor 2021, legjislacioni aktual lejon zëvendësime të pakufizuara të saj në rast të një dëmtimi të rëndë ose sëmundje para ndeshjes së parë, me kusht që zëvendësimet të jenë të çertifikuara nga pikëpamja mjekësore. Për të qartësuar atë që është rasti më i mundshëm, lojtarët që kanë rezultuar pozitivë për Covid ose që janë deklaruar si "kontakte të ngushta" të një personi të infektuar, dhe për këtë arsye janë vendosur në izolim, konsiderohen raste të sëmundjes serioze dhe për këtë arsye mund të zëvendësohen para ndeshjes së parë me miratimin e Uefa.

Rregullorja e re tani do të lejojë gjithashtu zëvendësimin e portierëve para çdo ndeshje gjatë turneut në rast të paaftësisë fizike, edhe nëse një ose dy portierë në listën e lojtarëve janë akoma në dispozicion. Për të siguruar integritetin e kompeticionit, një lojtar i cili është zëvendësuar në listë padyshim që nuk mund të rikthehet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI