Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tuchel, unik në Champions: është i pari që arrin dy finale radhazi me dy klube të ndryshme

Lapsi.al 6 May 2021
Tuchel, unik në Champions: është i pari që arrin dy finale

Pasi eliminoi Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Thomas Tuchel rrëmben skenën. Dhe e bën duke hyrë në historinë e turneut nga njëra anë dhe duke marrë një revansh të vogël ndaj PSG në anën tjetër. Një kënaqësi e dyfishtë. Pasi u shkarkua nga klubi parisien në dhjetor, trajneri gjerman është në fakt i pari që arrin një finale të Ligës së Kampionëve për dy vjet me radhë me dy skuadra të ndryshme.

Një rezultat i jashtëzakonshëm, që konfirmon cilësitë e mëdha të trajnerit dhe aftësinë e tij për të drejtuar ekipin. "Nuk është një revansh dhe jam shumë mirënjohës për të gjitha përvojat që po kaloj në botën e futbollit", tha Tuchel pas ndeshjes së kthimit me Real Madrid. "Unë nuk kam qenë një lojtar në këto nivele dhe jam me fat që kam mundësinë për të drejtuar këto klube të mëdha ".

Fjalë që duket se shkojnë përtej prishjes së raportit me PSG, por që në fund të fundit lenë të kuptohet një kënaqësi e madhe për objektivin e arritur në krye të Chelsea. Një arritje që në Paris, këtë vit, dështuan ta prekin dhe që krijon tani një lloj dyshimi në lidhje me zgjedhjen për të shkarkuar Tuchel pak para Krishtlindjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI